Në pritje – ndoshta frika – të mbështetjes perëndimore për “ofensivën e pranverës” së Ukrainës, Rusia i ka kaluar javët e fundit duke fortifikuar mbrojtjen e saj.
Përparimi ka qenë i kufizuar dhe pavarësisht shtatë muajve të luftimeve intensive, qytetet si Bakhmut nuk ka rënë në duart e rusëve.
Tani, Rusia duket më afër fundit – ritmi i sulmeve ka rënë me mbi 80 për qind, raporton skynews.
Grupi i mercenarëve Wagner po bën përparim të ngadalshëm në veri të Bakhmutit, por ushtria ruse po përpiqet të zëvendësojë humbjet dhe po i mungon municioni dhe idetë.
Momenti ka humbur dhe ushtria ruse ka nevojë për një pauzë operacionale, transmeton Telegrafi.
Raportet sugjerojnë gjithashtu se shumë forca ushtarake ruse po ri-dislokohen, duke i lënë mercenarët nën fatin e mëshirës në Bakhmut.
Nëse është e vërtetë, Rusia pranon se vëmendja e saj tani duhet të zhvendoset nga sulmi në mbrojtje në përgatitje për kundërsulmin e parashikuar të Ukrainës.
Edhe Ukraina ka pësuar viktima të mëdha. Megjithatë, nëse Ukraina do të çlirojë territorin e saj, çdo ofensivë duhet të jetë e shpejtë dhe vendimtare për të shfrytëzuar lodhjen e dukshme të ushtrisë ruse.
Shumë analistë ushtarakë besojnë se ukrainasit do të luftojnë për të dëbuar rusët nga Donbasi dhe Krimea.
Çdo ofensivë – edhe nëse është e suksesshme – do t’i vjen fundi dhe kjo pritet të ndodh para se të çlirohet e gjithë Ukraina.
Mbështetja ushtarake perëndimore është e brishtë. Tashmë ka shenja në rritje se furnizimi me armë të fuqishme, në rastin më të mirë është i kufizuar dhe në rastin më të keq po i vjen fundi.
Për më tepër, Kina ka një ndikim në rritje mbi Rusinë dhe nuk dëshiron që lufta t’i sjell pasoja të padëshiruara. Perëndimi nuk do të dëshirojë që të jetë paqebërëse Kina.
Ukraina do të fillojë ofensivën e saj me një arsenal mbresëlënës armësh të teknologjisë së lartë perëndimore, por çfarë do të arrihet në fushën e betejës?
Të dyja palët ka të ngjarë ta mbyllin vitin të rraskapitur, ndoshta me pak ndryshime pasi asnjëra nuk do të ketë burime – burra ose materiale – për të bërë një lëvizje vendimtare.
Në atë fazë, Perëndimi do të përballet me një zgjedhje – të vazhdojë të mbështesë një konflikt të zgjatur me burime në pakësim, i cili rrezikon të favorizojë strategjinë e lojës së gjatë të Rusisë – ose të ushtrojë presion (në të dyja palët) për të siguruar fundin e gjakderdhjes dhe fokusimin në rindërtimin e Ukrainës.
Aksionet nuk mund të jenë më të larta për Ukrainën – është vendosur skena për atë që mund të jetë kapitulli i fundit i këtij konflikti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e 'rrjetit prej rreth 8 mijë bunkerësh nëntokësorë' në Zvicër, që janë bërë sërish të nevojshëm për ushtrinë

Ministri i jashtëm rus thotë se SHBA-ja është “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën

Si përgatiten snajperistët "Fantazmë" të Ukrainës drejt një misioni luftarak

Norvegjia arrestoi ish-komandantin e Wagnerit që tentoi të kthehej në Rusi

Forcat ukrainase po avancojnë në jug të Bakhmutit

Po mundohej të gjuante dronin sulmues të ukrainasve, ushtari rus e pëson keq kur predha i bie në kokë duke e lënë pa ndjenja

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals