Sesko ka nënshkruar kontratën e jetës, ja sa do të fitojë te United

Manchester United dhe RB Leipzig kanë përfunduar transferimin e Benjamin Seskos, duke mbyllur një marrëveshje me vlerë 85 milionë euro, me tarifën e transferimit të zbuluar nga Fabrizio Romano.
Sulmuesi 22-vjeçar slloven ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030.
Tarifa e vendos atë ndër futbollistët më të shtrenjtë nga klubi gjerman, duke u faruar te Josko Gvardiol, të cilin Manchester City e bleu 90 milionë euro dy vjet më parë.
Sipas informacioneve nga The Sun, Sesko do të jetë lojtari i shtatë më i paguar te United. Paga më e lartë vjetore mbahet nga mesfushori 33-vjeçar brazilian Casemiro me rreth 20.8 milionë euro.
Ai pasohet nga mesfushori portugez Bruno Fernandes me 17.7 milionë euro. Vendin e tretë e ndajnë Jadon Sancho dhe Mason Mount me nga 15 milionë euro secili.
I pesti është mbrojtësi Matthijs de Ligt me 11.7 milionë euro, dhe i gjashti është sulmuesi i ri Matheus Cunha me 10.8 milionë euro në vit.
Sipas marrëveshjes, Šeško do të fitojë rreth 9.6 milionë euro në vit gjatë pesë sezoneve të ardhshme.
Thuhet se ka një klauzolë në kontratë që do të shihte rritjen e pagës së tij në 12 milionë euro nëse United kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
Edhe me këtë rritje, paga e tij do të ishte dukshëm më e ulët se ajo e kapitenit të kombëtares sllovene, Jan Oblak, i cili thuhet se fiton rreth 20.8 milionë euro në vit te Atletico Madrid. /Telegrafi/



















































