LAJMI I FUNDIT:

Serwer pas takimit Chollet- Vuçiq: Ky nuk është një përqafim i ngrohtë

Serwer pas takimit Chollet- Vuçiq: Ky nuk është një përqafim i ngrohtë

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, njohës i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar takimin e djeshëm të Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serwer ka lënë të kuptohet se këshilltari i larë amerikan dhe presidenti serb në këtë takim kanë pasur mospajtime. Këtë sipas tij e dëshmon edhe shprehja e përdorur nga Chollet në publikimin e tij në rrjetin social Twitter – “good conversation’.


Sipas Serwer “bisedë e mirë’ është një shprehje diplomatike për të shprehur mosmarrëveshjen.

“Ky nuk është një përqafim i ngrohtë. Derek po shpreh dëshirat e SHBA-së për marrëdhënien. Ndoshta ka filluar ta kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike. Një ‘bisedë e mirë’ është (shprehje) diplomatike për mosmarrëveshje”, ka shkruar profesori amerikan në Twitter.

Chollet dhe Vuçiq janë takuar në Beograd të enjten mbrëma. Situata në Kosovë, vazhdimi i dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovë-Serbi, ishin temat e diskutimit mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori