LAJMI I FUNDIT:

Serra që i ngjason një “kopshti të ëndrrave”, punim dore nga Blerta Arifi

Serra që i ngjason një “kopshti të ëndrrave”, punim dore nga Blerta Arifi

E rrethuar me gjelbërim, me ngjyra të llojllojshme të luleve, ajo e kalon ditën e saj.

Po të hysh në lokalin e saj, e fiton ndjenjën e të qenit në një kopsht mahnitës , ku nuk mungon asgjë.


Të gjithë mund të gjejnë kopshtin e tyre të preferuar, të punuar me dorë nga Blerta Arifi, e  cila ka një kohë të gjatë që merret me këtë pasion.

Ajo ka thënë se pothuajse tërë kohën, krijon diçka të re.

“Kjo ide më ka lindur para dy vitesh. Kam filluar të punojë nëpër shtëpi. E pashë që po u pëlqen njerëzve, pastaj fillova të merrem edhe me shitje”, tregon për RTV Dukagjinin Blerta Arifi.

Aloe Vera dhe …. janë dy lloje të luleve të cilat i mbjell vazhdimisht.

Përveç se përdor lule të gjalla, Blerta bën edhe dekorimin e  tyre me anë të gurëve, guaskave dhe sendeve të tjera zbukuruese.

Çdo gjë fillon nga hapësira ku ajo vendos të krijoj oborrin me pisha e lule.

Më së shumti përdor materialin e qelqit dhe të drurit, ku mundësia është më e vogël që ato të vyshken.

“Përdorë vazo të qelqit por edhe të drurin që i bëj me porosi enkas për biznesin tim”, tregon më tej Blerta, përcjell Telegrafi.

Një serrë e tillë është e lehtë për t’u mbajtur , pasi që nuk ka nevojë për kujdes të madh.

“Pothuajse çdo ditë bëj nga një model të ri. Çdo punim mund të më marr maksimumi dyzet minuta”, thotë ndër të tjera Blerta Arifi.

Nuk mund të ndahet nga këto kopshtet e bukura. Blerta Arifi ka thënë se çdo ditë sjellë një serrë të re nga imagjinata e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori