LAJMI I FUNDIT:

Sermaxhaj: Detajet do ta vendosin derbin

Sermaxhaj: Detajet do ta vendosin derbin

Derbi i xhiros së 18-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, do të zhvillohet nesër ku Hajvalia do të jetë nikoqire e Prishtinës në Kizhnicë.

Trajneri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj e vlerëson lart këtë ndeshje dhe kundërshtarin e tyre.

“Hajvalia është rival jashtëzakonisht i fortë që e ka dëshmuar vetën jo vetëm në këtë sezon, por ka dy tre vite që kanë ekip shumë kompakt, me shumë pak pika të dobëta”.


“Mendoj se do të jetë lojë jashtëzakonisht e luftuar e me ritëm më të ndryshëm se sa që kishim për Kupë (ndaj Istogut), qoftë për ne apo për Hajvalinë. Detajet e vogla do të vendosin ndeshjen”, ka thënë shefi i shtabit teknik të Prishtinës, Sami Sermaxhaj.

Prishtina në këtë edicion po lufton për titull kurse Prishtina ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.