LAJMI I FUNDIT:

Serbia me urdhër të shefit të BIA-s i jep bursa dy studentëve boshnjake që lavdëruan kriminelin Ratko Mlladiq dhe mohuan gjenocidin e Srebrenicës

Serbia me urdhër të shefit të BIA-s i jep bursa dy studentëve boshnjake që lavdëruan kriminelin Ratko Mlladiq dhe mohuan gjenocidin e Srebrenicës

Studentet e Fakultetit të Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë të Universitetit të Sarajevës, Valentina Vujiçiq dhe Slladjana Todiq, të cilat ranë në sy të publikut për mbështetjen e tyre ndaj kriminelit serb Ratko Mlladiq dhe mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, do të vazhdojnë shkollimin në Beograd.

Sipas drejtorit të Sarajevo Gas, Nedeljko Elek, studentet Vujiçiq dhe Todiq kanë marr ftesë nga shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin për të vazhduar studimet në Akademinë për Siguri Kombëtare në Beograd.


“Slladjana dhe Valentina do të jenë bursiste të shtetit serb dhe do të pajisen me strehim në konviktin e studentëve, ndërsa shpenzimet e tjera financiare të studimeve do t’i bartë kompania Sarajevo Gas”, tha Elek.

Narkoshteti i Vuçiqit: Si u shndërrua Serbia në eldorado për tregtarët dhe prodhuesit e drogës?
Lexo po ashtu Narkoshteti i Vuçiqit: Si u shndërrua Serbia në eldorado për tregtarët dhe prodhuesit e drogës?

Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme materiale në lidhje me dy studentet, njëra prej të cilave ka ngritur tre gishtat, në rrjete sociale, e veshur me një bluzë me imazhin çetnikut serb Mitar Maksimoviq, derisa tjetra ka postuar një fotografi të gjeneralit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq në të cilën është shkruar teksti “I dënuar me pavdekësi. Ti ishe dhe do të mbetesh heroi ynë”.

Këto foto janë publikuar në ditën e 28-vjetorit të masakrës në Srebrenicë.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës kanë deklaruar se ky rast kualifikohet si vepër penale e nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe jo-tolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Kujtojmë se pikërisht në 28 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicës, kryespiuni Vulin është nën sanksione të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën dyshimet për përfshirje për korrupsion, trafikim me drogë dhe për përhapjen e ndikimit rus në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori