LAJMI I FUNDIT:

Serbia shpërfill marrëveshjen, vazhdon regjistrimin e automjeteve me targa ilegale të qyteteve nga Kosova

Serbia shpërfill marrëveshjen, vazhdon regjistrimin e automjeteve me targa ilegale të qyteteve nga Kosova

Qeveria e Serbisë ka miratuar një Rregullore, e cila do të mundësojë vazhdimin e regjistrimit të automjeteve me targa paralele të qyteteve nga Kosova.

Sipas gazetës serbe “Danas” bëhet fjalë për Rregulloren për kushtet e veçanta për vlefshmërinë e regjistrimit të mjeteve motorike që kanë shenja regjistrimi të qyteteve dhe komunave në territorin e Kosovës, e cila hyn në fuqi sot.


Siç njofton Qeveria e Serbisë, me miratimin e kësaj rregulloreje, tash e tutje do të vazhdohet regjistrimi i të gjitha automjeteve me shënjimin KM, PR, GL dhe emrat e qyteteve tjera serbe në territorin e Kosovës.

“Këto automjete do të mund të lëvizin lirshëm si më parë në komunikacion, me posedim të policës së sigurimit të detyrueshëm dhe dëshmisë së kontrollit teknik të automjetit, jo më e vjetër se një vit. Qeveria e mori vendimin në përputhje me rregulloren për regjistrimin e automjeteve të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë, si dhe marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit për zgjidhje të përhershme të çështjes së targave të automjeteve”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Serbisë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në marrëveshjen për targat, të arritur në Bruksel më 23 nëntor të këtij viti, sipas përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Ndaj vendimit të Qeverisë ka reaguar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Melisa Haradinaj.

“Vetëm dy javë pasi u arrit marrëveshje për të ndaluar lëshimin e targave të Millosheviqit me denominim e të qyteteve të Kosovës, Serbia ka vendosur të mundësojë zgjatjen e këtyre targave të njëjta ilegale të cilat është pajtuar të ndërpresë”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Serbisë ende nuk ka ndonjë reagim nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori