Bashkimi Evropian mori një vendim për të zgjatur masat kufizuese ndaj Krimesë dhe Sevatopolit, të cilat janë aneksuar nga Federata Ruse, deri në 23 qershor të viti 2024.
Siç shihet nga njoftimi i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, këtë masë e kanë respektuar të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE nga rajoni, përveç Serbisë, shkruan European Western Balkans.
“Bashkimi nuk e njeh dhe vazhdon ta dënojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit nga Federata Ruse si shkelje e ligjit ndërkombëtar. Unioni mbetet i palëkundur në angazhimin e tij ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe është i përkushtuar për të zbatuar plotësisht politikën e tij të mosnjohjes”, thuhet në vendimin e BE-së.
Shtohet se masat kufizuese të vendosura me vendimin e vitit 2014, i cili ndalonte importin e mallrave me origjinë nga Krimea apo Sevastopoli, janë duke u zgjatur, raporton nova.rs.
Sipas Analizës së Përafrimit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së të publikuar nga Fondi ISAC në muajin korrik të këtij viti, Serbia vazhdoi me të njëjtat modele të (mos)përafimit me BE-në.
Vitin e kaluar, Serbia kishte një normë përputhshmërie me BE-në prej 48 për qind, që është rezultati më i keq nga të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE.
Megjithatë, ritmi më pak intensiv i prezantimit të paketave të reja të masave kufizuese kundër Rusisë nga BE e ndihmoi Serbinë të rriste shkallën e përputhshmërisë në 52 për qind (që paraqet një përmirësim të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur shkalla e pajtueshmërisë ishte 44 për qind). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë