LAJMI I FUNDIT:

Serbia nuk do ta heq fletarrestin ndaj Haradinajt

Serbia nuk do ta heq fletarrestin ndaj Haradinajt

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Ramush Haradinajt dhe se Beogradi zyrtar “nuk do të hesht dhe nuk do të heq fletarrestin kundër tij”.

I pyetur se si Serbia do të reagojë nëse “Ramush Haradinaj nuk arrestohet me fletarrest të Interpolit kur kryeministri kosovar të vizitojë ndonjë shtet”, Gjuriq tha se qëndrimi i Beogradit mbetet i njëjtë.


“Serbia do të reagojë në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe vendore. Haradinaj është në fletarrest dhe do të mbetet në fletarrestin e Interpolit”, tha ai.