LAJMI I FUNDIT:

‘Serbia nuk ndahet nga Rusia’, kësaj radhe pjesë e listës së vendeve mike për shkëmbime financiare

‘Serbia nuk ndahet nga Rusia’, kësaj radhe pjesë e listës së vendeve mike për shkëmbime financiare

Qeveria e Federatës së Rusisë ka miraruar një listë që përmban më shumë se 30 vende, të cilave do t’iu lejohet të bëjnë shkëmbime financiare me Kremlinin.

urdhërin e nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mikushtin, në këtë listë gjendet edhe Serbia, e cila tradicionalisht është e pandarë në raport me Moskën.

Përveç Serbisë, në listë janë të përfshira edhe disa vende që nuk i kanë vendosur sanksione ekonomike e financiare Rusisë, pas nisjes së agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë.


Vuçiq: Nuk do t'i vendosim sanksione Rusisë përderisa unë e udhëheq Serbinë
Lexo po ashtu Vuçiq: Nuk do t'i vendosim sanksione Rusisë përderisa unë e udhëheq Serbinë

Kujtojmë se Serbia, pas Bjellorusisë, është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

Ditë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, derisa ai e udhëheq këtë vend. /Telegrafi/