Serbia kot e dëshiron thëngjillin e Kosovës

Gërgjaliu ka thënë se Kosova në rend të parë duhet që të jetë e përgatitur që nga Serbia nuk duhet që të pret mrekulli, tentativat e tyre që do të thotë se nga aspekti teknik, ajo synon që të kaloj në bisedimet politike, por edhe në ato ekonomike. “Është koha kur, duhet që të konsolidohemi dhe të jemi kompakt brenda vet nesh dhe që të përgatitemi me çfarë forme duhet që të i qasemi dialogut me Serbinë, çdo gjë që iu ofrohet Serbisë, ajo nuk do të jetë e kënaqur”, theksoi ai.
Gërgjaliu, tha se Serbia ka pretendime edhe për qëllime të tjera, një dëshirë apo aspiratë për resurset e Kosovës, nga Ministrja e energjetikës së Serbisë Zorana Mihajlloviq, që të negociohet edhe për thëngjillin e Kosovës, është vetëm një dëshirë që më tepër i ushqen dozën e nacionalizmit në Serbi, se sa diçka që është reale.
“Kosova nuk duhet që të merret me Beogradin dhe me dëshirat e tij, ne duhet që të shikojmë punët tona dhe të shikojmë se resurset e Kosovës, që i kemi të shikojmë mundësitë për të pasur më shumë investime në këtë sektor dhe të mos shikojmë pseudo idetë e Serbisë për Kosovën”, tha për Epokën e Re, kryetari i OEK-ut Safet Gërgjaliu. /Telegrafi/






































