Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë i ka dërguar protestë institucioneve të Kosovës, pasi që Kosova ka vënë taksën prej 40 euro për një ton miell të importuar nga Serbia.
Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq, tha sot se Serbia kërkon heqjen e masës mbrojtëse, me të cilën e cila vendoset taksa ndaj miellit të importuar.
“Kjo është barrierë klasike doganore me të cilën pengohet ose dhe madje ndalohet importimi i miellit nga Serbia”, ka thënë Lajiq për agjencinë e lajmeve Beta.
Ai tha se taksa prej 40 euro është aq sa që importimin e miellit nga Serbia e bën të pa kompensuar. “Nëse kjo masë nuk tërhiqet, do të kërkojmë takim urgjent të Komitetit të përbashkët të CEFTA-s në mënyrë që kjo çështje të vihet në rendin e ditës e njëkohësisht do t’iu drejtohemi edhe trupave përkatës të Komisionit Evropian”, ka thënë Lajiq.
Sipas tij, masa mbrojtëse është vendosur “nën presionin e lobit të mullixhinjve të Kosovës”.
Kosova ka vendosur tarifën për miellin e importuar nga Serbia prej 0,04 centë. Vendimi është marrë pas ankesës së kompanisë “M & Sillos” dhe Shoqatës së Mullixhinjve të Kosovës, shkruajnë mediat serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Panairi më i madh Horeca në Kosovë me risi të shumta
Kujdes format e mashtrimit përmes kriptovalutave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE