LAJMI I FUNDIT:

Serbia kërkon lirimin e menjëhershëm të serbëve të arrestuar për spiunazh

Serbia kërkon lirimin e menjëhershëm të serbëve të arrestuar për spiunazh
Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ka arrestuar dy serbë të dyshuar për spiunazh.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ka arrestuar dy serbë të dyshuar për spiunazh.

Rreth arrestimit të tyre ka reaguar Zyra e të ashtuquajturës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Kjo Zyrë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy serbëve të arrestuar.

“Zyra për Kosovën ka dënuar vazhdimin e fushatës së frikësimit të popullit serb në Kosovë duke arrestuar dhe mbajtur peng përfaqësues të funksioneve të rëndësishme publike. Andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të dy personave të arrestuar të cilët u arrestuan të mërkurën në kalimi kufitar administrativ në Konçul ku u privuan nga liria në një përpjekje për të hyrë në Serbi”, thuhet në reagimin e kësaj zyre, transmeton lajmi.net.

Sipas Zyrës së të ashtuquajtur për Kosovën, të arrestuarit janë dy drejtorë të shkollave, Trajan Trajkoviq, drejtor i shkollës fillore “Mlladen Markoviq” nga Vitesi dhe Dallibor Dajiq, drejtor i shkollës teknike në Vradanovc.

“Ky është një sulm ndaj popullit serb në Kosovë dhe shembulli më i komplikuar i dhunës ligjore, të cilat janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj serbëve të shquar”, thuhet në reagim.

Kjo Zyrë përmes këtij reagimi i ka siguruar serbët e ndaluar me një avokat dhe të gjithë mbështetjen e nevojshme ligjore.

“Ne kërkojmë që institucionet ndërkombëtare në terren të ndërhyjnë në mënyrë që të parandalojnë vazhdimin e kësaj fushate brutale dhe drejtorët e shkollave serbe janë ato më të çliruara”, thuhet më tutje në reagim, transmeton lajmi.net.

Sipas kësaj Zyre, serbëve në Kosovë, duhet t’iu garantohet e drejta për arsim dhe se Serbia do të vazhdojë ta bëjë këtë, duke ofruar ndihmë financiare dhe projekte ekonomike.

Kjo Zyre thekson se pavarësisht presioneve të Kosovës, Serbia do të vazhdojë që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve serbë në mënyrë që ata të jetojnë me dinjitet dhe jetë normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori