Zvicra ka mposhtur serbinë me rezultat 3-2 në një ndeshje spektakolare.

Kosovari Xherdan Shaqiri hapi serinë e golave në minutën e 20-të, derisa edhe Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan për helvetikët.


Por ka qenë një ndeshje spektakolare e dominuar nga Zvicra dhe serbët që gjatë tërë kohës kanë tentuar t'i provokojnë djemtë tanë.

Megjithatë në dy raste Granit Xhaka si një lider i vërtetë ia ka treguar vendin serbëve.

Screenshot 10 1

Njëherë gjatë minutës së 65-të, e pastaj edhe në fund të ndeshjes.

Ishte një zënkë në 16 metërshin e serbëve me Breel Embolon, derisa Graniti shkoi për të treguar se është një kapiten dhe lider i Zvicrës.

Xhaka kërkoi të qëroi hesapet me serbët duke mos ia ditur frikën në asnjë moment.

Screenshot 8 5

Përkundër intervenimit nga gjyqtari Graniti pati hesape për të qëruar edhe me numrin nëntë të serbëve, ku u ndëshkua nga gjyqtari.

Gjithsesi Xhaka në asnjë moment nuk i ndalonte sharjet në drejtim të atyre dhe atë në gjuhën e ëmbël shqipe. Çfarë Graniti, çfarë lideri. /Telegrafi/

Screenshot 11 1

https://twitter.com/Sxkariya/status/1598783503201705984?s=20&t=VUy7i9LVf1Y_gNVmgmA8kQ

https://twitter.com/blknbaddie/status/1598789632136777735?s=20&t=VUy7i9LVf1Y_gNVmgmA8kQ