LAJMI I FUNDIT:

Serbët protestojnë, kundërshtojnë projektligjin për “Trepça”-n

Serbët protestojnë, kundërshtojnë projektligjin për “Trepça”-n

Rreth 80-të serbë, punëtorë të shkritores ‘Trepça’ në Zveçan, sot rreth orës 14:00 kanë protestuar kundër procedimit të projektligjit për Trepçën nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ata në shenjë pakënaqësie kanë bllokuar rrugën Zveçan – Leposaviq, në fshatin Rudar.


Protestuesit kanë bartur flamuj të Serbisë dhe të Trepçës, ku me ta janë parë edhe menaxhmenti i Trepçës dhe drejtori i shkritores “Trepça”, Jovan Dinkiq, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, në protestë kanë marrë pjesë edhe kryetarët ilegalë të Komunës së Mitrovicës veriore dhe Zveçanit, Aleksandar Spiriq dhe Ivan Todosijeviq.

Ndërkaq, bllokada në shenjë revolte ka zgjatur rreth gjysmë ore.

Ndryshe, seanca e ardhshme e cila do të mbahet të premten si pikë të veçantë të rendit të ditës do të ketë projektligjin për Trepçën. /Telegrafi/