Në Mitrovicë të Veriut është paralajmëruar një protestë nga komuniteti serb.
Zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se për këtë protestë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Protesta është paralajmëruar të fillojë në orën 11:00 dhe është përshkruar nga mediat serbe si një “protestë paqësore dhe demokratike” kundër hapjes së Urës së Ibrit.
“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, ka thënë Elshani.
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përsëritur të martën se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
KFOR-i ka deklaruar se nuk do të hezitojë të trajtojë çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.
Ky reagim i KFOR-it vjen pas një vizite të zyrtarëve të Kosovës në atë zonë, të cilët insistojnë se ura mbi Ibër duhet të hapet.
Qeveria e Kosovës thekson se liria e lëvizjes duhet të sigurohet në të gjithë territorin e vendit, ndërsa Serbia e konsideron hapjen e urës si “provokim.”
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë bërë të ditur ditë më parë se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë kohë.
Pavarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar që ura duhet të hapet dhe se kjo nuk është kundër askujt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën
"Mbretëria e Bashkuar të fokusohet urgjentisht në Ballkan", Kearns: Vuçiq po ndjek skemën e Putinit për aneksimin e veriut të Kosovës
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen nga Lugina
Gjilan, arrestohet një person - kontrabandoi mish të edhit nga Serbia
Janjiq tregon kush i bllokoi kufijtë me Kosovën: Janë pjesë e strukturës shtetërore të Serbisë
Lali nga India “mban gjallë” biznesin shqiptar prej 18 vitesh: Jam shumë i lumtur në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet