LAJMI I FUNDIT:

Serbët në alarm nga lajmet jo të mira për trendët demografikë në Serbi

Serbët në alarm nga lajmet jo të mira për trendët demografikë në Serbi

Demografi i Shkencave Sociale, Goran Penev, vlerëson se në të ardhmen për trendët demografikë të Serbisë, vështirë se mund të priten ndryshime pozitive dhe se në Serbinë qendrore dhe Vojvodinë, sipas vlerësimeve, deri në vitin 2060 do të jetojnë rreth pesë milionë njerëz.

Panev, për agjencinë e lajmeve Beta deklaroi se Serbia qendrore dhe Vojvodina në vitin 2060 do të ketë dy milionë banorë më pak sesa tash, si pasojë e natalitetit të ulët të gjendjes së keqe ekonomike në vend.


"Shteti mund të ndryshojë të ardhmen demografike të serbëve nëse krijon kushte të favorshme për jetën e të rinjve. Ndërsa për të krijuar kushte të favorshme për rritjen e natalitetit është e nevojshme të ulët norma e papunësisë së të rinjve", tha Penev.

Edhe parashikimet e OKB-së janë të errëta për Serbinë Sondazhi i fundit nga Kombet e Bashkuara ka sjell rezultate shqetësuese për 48 vende, përfshirë edhe Serbinë. OKB-ja ka njoftuar se nga vitin 2050, popullsia në Serbi dhe 47 vende dukshëm do të ulët.

Siç vlerësoi Panev , Serbia ka nevojë për një politikë "afatgjate, serioze" popullative dhe përmirësim të gjendjes ekonomike.

Sipas tij, shumica e grave të moshës riprodhuese është vështirë të kenë fëmijë për shkak të frikës se do të humbasin vendin e punës pas kthimit nga pushimi i lehonisë.

"Ato nuk do të pushohen nga puna kur të kthehet nga pushimi i lehonisë, pasi kjo nuk është në përputhje me ligjin, por punëdhënësi nuk do të përtërijë kontratën", tha Penev.

“Për të ardhmen demografike është e domosdoshme që në familjet serbe të linden tre deri katër fëmijë. Përndryshe, në fillim të viteve të viteve të ‘50-ta të shekullit XX , janë lindur rreth 160 mijë fëmijë, ndërsa sot lindin më pak se 6000 fëmijë”, thotë Panev duke shtuar se gratë në Serbi në mesin e shekullit të kaluar kanë lindur më tepër se tre fëmijë për familje.

Shkalla e shtimit natyror në Serbi në vitin 2011 ishte pozitive vetëm në shtatë komuna: në Komunën Beogradit – Grocka, Novi Sad, Sjenicë, Novi Pazar, Tutin, Bujanoc dhe Preshevë.

Serbia gjatë vitit 2011 ka regjistruar shtim negativ të popullsisë për minus 5.2 për qind, ndërsa popullsia e saj është zvogëluar për 32683 në krahasim me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Entit të statistikave, nataliteti ishte 9 promilë, ndërsa shkalla e mortalitetit 14.2 promilë. Vlerësohet se numri i popullsisë në Serbisë në vitin 2011 ishte 7.258.753. Popullsia, në krahasim me vitin e kaluar, ka rënë me 0.5 pikë të indeksit.

Në të njëjtën periudhë, numri i lindjeve të gjalla ka rënë nga 68.304 në 65.598. Numri i vdekjeve ka rënë dhe në vitin 2011 shkonte deri në 102.935, ndërsa në vitin 2010 kishin vdekur 103.211 persona.
Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla.

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 42 vjeçe, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër, për dallim nga ajo e Kosovës e cila është 26 vjeçe.

Këto konstatime i arsyeton edhe raporti i Entit Republikan të Statistikave në Serbi, i cili tregon se vetëm tetë komuna kanë shtim pozitiv. Në vend të parë është Novi Pazari me 8.6‰, mandej Tutini (7.9), Presheva (4.5), Bujanoci (2.6), Novi Sadi (1.8), Sjenica (1.4). Pasojnë komunat e Beogradit, Zvezdara (1.0) dhe Surçini me 0.4‰.

Nëse bëhet një krahasim del në shesh se në Serbi brenda një viti zhduket një qytet i madhësisë së Jagodinës, kurse në Kosovë lind-krijohet-një qytet i vogël. Në Kosovë çdo vit lindin më shumë se 27.000 foshnje, kurse vdesin rreth 7000 njerëz. Demografët serbë kanë theksuar se rënia e popullsisë do të ndikojë në tërheqjen e vëmendjes së popullsisë afrikane për mërgim në këtë shtet.

Serbia nuk e ka problem vetëm shtimin e ulët të popullsisë në Serbi. Problem serb është edhe shtimi i shqiptarëve. Në Serbi brengosen shumë nga fakti se shqiptarët janë në rritje, sa që mediat e tyre i kanë kushtuar rëndësi të veçantë edhe lëvizjes së popullsisë në Maqedoni. Një shkrim në mediet serbe të para disa muajve mbante titullin “Shqiptarët me natalitet pushtojnë Maqedoninë”. Këtu është shprehur frikë e madhe se shqiptarët së shpejti do të jenë shumicë. Por, ata harrojnë faktin se sikur të mos ishin komunat e Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe ato të Kosovës Lindore (Presheva e Bujanoci), pothuajse të vetmet komuna që kanë shtim pozitiv, atëherë në çfarë pozite do të ishte Serbia?