Senatorja amerikane bllokon ligjin për të mbyllur afatin e taksave për veturat elektrike
Senatorja Debbie Stabenow të enjten ka penguar kalimin e ligjit të propozuar nga demokrati Joe Manchin, ligj ky i cili tentonte kalimin e një mase e cila do t’u pamundësonte disa veturave elektrike marrjen e një kredie tatimore prej 6,896 eurove (7,500 dollarë).
Akti prej 395.39 miliardë eurove (430 miliardë dollarë) për uljen e inflacionit të SHBA-së i miratuar në gusht kufizon kreditimin e taksës së konsumatorit prej 6,986 eurove (7,500 dollarë) për veturat elektrike të prodhuara në Amerikën e Veriut dhe imponon rregulla të reja për burimin e baterive dhe i bëri përsëri General Motors dhe Tesla të përshtatshëm për kreditë tatimore për veturat elektrike.
Në muajin dhjetor, Thesari i SHBA-së tha se nuk do të lëshonte udhëzime të propozuara për rregullat e marrjes së baterive deri në mars, duke u dhënë në mënyrë efektive disa veturave elektrike që nuk plotësojnë kërkesat e reja disa muaj të përshtatshmërisë në 2023 përpara se rregullat mbi bateritë të hyjnë në fuqi, transmeton Telegrafi.
Kjo tërhoqi zemërimin e Manchin-it, i cili propozoi legjislacion të mërkurën për t’i bërë kërkesat retroaktive të kreditimit të taksës së baterisë deri në 1 janar. Manchin, kryetar i Komitetit të Energjisë së Senatit, dëshiron të zhvendosë zinxhirin e furnizimit të baterive të SHBA nga Kina.
“Kina ka vënë në ‘qoshe’ tregun e zinxhirit të furnizimit të veturave elektrike”, tha Manchin.
Thesari “tash po vazhdon të lejë kredinë prej 6,896 eurove (7,500 dollarë) pa asnjë shqetësim fare për kërkesat kritike për minerale”, shtoi ai.
Manchin, të cilit iu bashkua senatori republikan Mike Brown, kërkuan pëlqimin unanim për të kaluar propozimin, por Stabenow e kundërshtoi. Kredia për veturat elektrike është “e ndërlikuar dhe nuk funksionon për disa vite për kompanitë amerikane”, deklaroi Stabenow. “Prodhuesit e veturave kanë nevojë për më shumë kohë për të përmbushur kërkesat e burimit të baterisë”, shtoi ndër të tjera ajo.
Në një intervistë për Reuters, Stabenow tha se ligji i propozuar nga Manchin “do t’u hiqte kreditë njerëzve të cilët sot blejnë vetura të këtij lloji… Në thelb, Manchin nuk është një adhurues i veturave elektrike”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?
“Rilind” Land Rover Defender i vjetër, tani ka katër motorë elektrikë
Lamborghini përditëson logon
Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda
Tesla ul çmimet e modeleve të saj në mbarë botën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj