LAJMI I FUNDIT:

Senatori 87-vjeç sfidon kolegun e tij 44-vjeç, garojnë se cili do t’i bëjë i pari 22 pompa

Senatori 87-vjeç sfidon kolegun e tij 44-vjeç, garojnë se cili do t’i bëjë i pari 22 pompa

Senatori Chuck Grassley, anëtari i dytë më i moshuar i Senatit amerikan, mund të jetë frymëzim për shumë të rinj – që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre.

Republikani 87-vjeç nga Iowa, ka dëshmuar edhe njëherë se vitet janë thjesht numra – duke arritur ta pranojë dhe përfundojë me sukses sfidën për bërjen e 22 pompave së bashku me senatorin 44-vjeç, Tom Cotton – Republikan nga Arkansasi, transmeton Telegrafi.


“Unë dhe ai do të bëjmë 22 pompa”, tha Grassley duke e drejtuar gishtin nga Cotton, veteran i ushtrisë që dikur mbante gradën e kapitenit.

Cotton me një dozë shakaje tha se do t’i bëjë pompat me Grassley, vetëm nëse i bëjnë para turmës dhe numërohen nga profesionistët.

“Ai mund të mos mundet t’i bëjë të gjitha, por të gjithë do ta duartrokasim për shkak të moshës dhe guximit”, ka shtuar Cotton. /Telegrafi/