LAJMI I FUNDIT:

Senati mbështet me shumicë dërrmuese anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Senati mbështet me shumicë dërrmuese anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Senati amerikan të mërkurën votoi me shumicë dërrmuese për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke e vënë aleancën ushtarake në rrugën e duhur për një zgjerim historik në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Me 95 senatorë që votuan pro, traktati i mbrojtjes shkon në tryezën e presidentit Joe Biden, ku ai pritet ta ratifikojë atë në ditët në vijim, duke e bërë SHBA-në vendin e 22-të të NATO-s që jep miratimin e saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Të 30 anëtarët e NATO-s pritet të përfundojnë procesin e ratifikimit përpara fundit të vitit, në një sinjal për Moskën se aleanca nuk do të shmanget nga frenimi i agresionit të ardhshëm rus.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer njoftoi të martën se votimi për miratimin e rezolutës së ratifikimit për aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO do të bëhej dhe tha se ai kishte ftuar ambasadorët nga Finlanda dhe Suedia të ndjekin debatin dhe votimin.

“Aleanca jonë e NATO-s është themeli që ka garantuar demokracinë në botën perëndimore që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Kjo forcon NATO-n edhe më tej dhe është veçanërisht e nevojshme në dritën e agresionit të fundit rus”, ka thënë Schumer në komentet nga foltorja e Senatit.

Suedia dhe Finlanda njoftuan të dyja synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj, pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një ndryshim të papritur në qëndrimet ndaj anëtarësimit në bllok.

Arsyeja pse shumica e vendeve i bashkohen NATO-s është për shkak të Nenit 5, i cili përcakton se të gjithë nënshkruesit e konsiderojnë sulmin ndaj një anëtari si sulm kundër të gjithëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori