Pemët janë të shëndetshme dhe ky është fakt. Ato janë të mbushura me antioksidues, fibra, vitamina dhe minerale
Më e rëndësishmja është se ato nuk kanë kolesterol fare, e këto të gjitha janë arsye se përse duhet t’i përfshini pemët në shujtat tuaja ditore.
Megjithatë, nëse mendoni se nëse nuk hani asgjë tjetër përveç pemëve ju do të jeni të shëndetshëm, e keni shumë gabim.
Vetëm se pemët janë të mbushura me nutrientë kjo nuk do të thotë se e furnizojnë trupin me të gjithë nutrientët për të cilët ka nevojë në baza ditore, transmeton Telegrafi.
Mos harroni rëndësinë e të pasurit një dietë të balancuar mirë, e cila është e përbërë nga lloje të ndryshme të ushqimit që dhurojnë nutrientë të ndryshëm.
Këto janë disa prej problemeve që mund të ndodhin nëse nuk hani gjë tjetër përveç pemëve:
Osteoporoza
Kalciumi është mineral i cili ndihmon në forcimin e eshtrave. Disa prej burimeve më të mira të kalciumit janë qumështi, djathi, jogurti, salmoni, arrat, farat, etj.
Nëse hani veç pemë, ju dështoni të merrni sasi të mjaftueshme të kalciumit.
Nuk ia plotësoni nevojat trupit
Pra, po e përsërisim prapë: pemët nuk i përmbajnë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten trupit në baza ditore për të qëndruar në formë optimale. Për shkak të kësaj, ju shumë lehtë mund të përfundoni me probleme të ndryshme për shkak të ushqimit të dobët.
Sistem më të dobët të imunitetit
Edhe pse është e vërtetë se pemët janë të pasura me vitaminë C e cila e forcon sistemin e imunitetit, prapëseprapë është shumë e mundshme që sistemi juaj i imunitetit të dobësohet nëse futeni në një dietë vetëm me pemë.
Kjo për shkak se pemët nuk e furnizojnë trupin me yndyrë, dhe juve ju nevojitet yndyra në mënyrë që trupi të jetë i aftë t’i absorbojë nutrientët e caktuar, shumica prej të cilëve ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit.
Ligështoheni
Është fakt se shumica e pemëve janë burim i mirë i kalorive. Por nëse dieta juaj nuk përmban gjë tjetër përpos pemë, atëherë është shumë e mundshme të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të mos keni fuqi t’i kryeni aktivitetet fizike.
Kjo për shkak se pemët nuk e furnizojnë trupin me proteina të cilat nevojitet për ndërtimin dhe forcimin e muskujve. Është e mundshme që muskujt të tkurren nëse nuk i shtoni mjaftueshëm proteina dietës tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy kopje të gjenit të rrezikut do të thotë se ju do të sëmureni nga Alzheimeri
Çfarë ndodh nëse merrni paracetamol çdo ditë? Mund të ndodhin këto efekte anësore, duke prekur tri organe
Ju ngacmon lemza, ekspertët kanë zbuluar një teknikë që u ndihmon të gjithëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur