Ish-futbollisti italian, Gianluca Vialli, po kalon një periudhë shumë të vështirë në luftën e tij rraskapitëse dhe të rëndë kundër sëmundjes.

Ai vuan nga kanceri, ndërsa tifozët kanë nisur të shprehin dhembshuri që nga publikimi i një fotografie nga takimi i futbollistëve të gjeneratës të lindur në vitin 1964.

Fytyra e tij dukej e ënjtur dhe tregonte shenja të dukshme të luftës me kancerin, transmeton x-sport.news.

(Nga e majta) Gianluca Vialli, Gabriele Gravina dhe Roberto Mancini (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Duhet të jeni të durueshëm, është më rëndë sesa mendoni se do të jetë, por rezultatet janë pozitive dhe nuk ka kuptim që të mos vazhdoj të bëj jetë normale”, ka deklaruar 55-vjeçari.

Ish-sulmuesi i Juventusit, Sampdorias dhe Chelseat, për herë të parë ka folur për sëmundjen e tij në vitin e kaluar, ndërsa më pas edhe në disa raste të tjera ka treguar se po vazhdon të mos dorëzohet.

Gianluca Vialli (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Që nga muaji mars po marr trajtime të tjera. Duhet të jem në gjendje psikike dhe fizike për t’u përballur me këtë sfidë… Tash jam mirë, po vazhdoj me mjekimin”, janë fjalët e tij. /Telegrafi/