LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Shqiptarët kanë të drejtë juridike të kërkojnë në zgjidhje sepse jetojnë në 5 shtete

Selmani: Shqiptarët kanë të drejtë juridike të kërkojnë në zgjidhje sepse jetojnë në 5 shtete

Duke ditur qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës dhe pozitën e shqiptarëve në Ballkan, kanë të drejt juridikisht të kërkojnë zgjidhje pasi që jetojnë të ndarë në 5 shtete.

Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress profesori universitar Bashkim Selmani, teksa flet për idenë e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufirit” me Serbinë.


Ai thotë se politika shqiptare po neglizhon çështje të rëndësishme. E për këtë, sipas tij, nevojitet angazhim që edhe shqiptarët të kapin momentin e tyre.

“Duke e ditur qëndrimin agresiv të Beogradit ndaj Kosovës, me pretendime territoriale të saj në pjesën e Mitrovicës, atëherë unë mendoj se është edhe një përgjigje  që nëse do të kishte pretendime të kësaj natyre, atëherë edhe shqiptarët kanë të drejtë morale dhe juridike që të kërkojnë një zgjidhje. Ky është opsioni i parë. Dhe, opsioni i dytë, duke e ditur  rolin dhe pozitën e shqiptarëve në Ballkan, shqiptarët kanë të drejtë të shprehen se jetojnë në 5 shtete dhe çështja e tyre duhet të zgjidhet në Ballkan, pa marrë parasysh format dhe rrethanat”, thotë ai.

Çështja e Mitrovicës, sipas tij, mbetet një nga problemet bazë me të cilat ballafaqohet aktualisht Kosova, ndërsa shton se është edhe faktori ndërkombëtar, ai që duhet të jap kontributin e vet në zgjidhjen e çështjes Kosovë – Serbi, e të shqiptarëve në përgjithësi.

“Unë plotësisht përkrahi një proces të atillë sa i përket zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan për arsye se toleranca dhe bashkëpunimi e kanë shpëtuar njerëzimi. Dhe shqiptarët kanë viktimizuar shumë, kanë bërë shumë shtete tjera në kurriz të shqiptarëve, siç e bëjnë sot Maqedoninë, vetëm e vetëm për siguri dhe stabilitet. Faktori ndërkombëtar dhe evropian kanë detyrim moral për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve në Ballkan në përgjithësi”, deklaron ai.

Profesori universitar ka folur edhe për rolin e shqiptarëve në Maqedoni.

“Maqedonia nuk i ka të pastruara problemet në mes të komunitetit shqiptar dhe komunitetit maqedonas, si në aspektin ekonomik, si në aspektin juridik. Po ashtu edhe qëndrimin e VNMRO-s, e cila është jashtëzakonisht nacionaliste. Ne i dimë qëndrimet e saja, kur 90 ditë ka protestuar kundër gjuhës, kundër flamurit shqiptar e kështu me radhë. Dhe po ashtu, kjo parti, më tepër është e sensibilizuar kundër shqiptarëve”, thotë Selmani.

Njohësi i çështjeve juridike ka shtruar edhe një problem me të cilin sot përballen shqiptarët.

“Unë kam qenë më i zemëruar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në aspektin sikur u shpall në vitin 1912 pavarësia e Shqipërisë, tërë popullata e Shqipërisë mbeti jashtë atdheut. Edhe me shpalljen e Kosovës, një pjesë e madhe e shqiptarëve, dhe e ish-Jugosllavisë, nuk u rregulla kjo çështje. Prandaj, ne në përgjithësi, edhe si opinion, edhe si faktorë politik, duhet të jemi sa më të vëmendshëm ndaj institucioneve. Sa më pak të kapim këto elemente sepse është një shans i ri i shqiptarëve që realisht duhet të dalin me qëndrime të përbashkëta për arsye se nëse e analizojmë në aspektin juridik të funksionit të OKB-së, e shohim se shqiptarët nuk janë të regjistruar si komb, dhe realisht nuk e prezanton përbërjen e shqiptarëve, qoftë në numër, qoftë në pozitë gjeografike”, thotë ai.

Tutje, Selmani flet edhe për ndikimin rus në Ballkan, me ç’rast theksoi se më së shumti e pësojnë shqiptarët.

E sipas tij, nëse ndikimi rus nuk luftohet si duhet, mund të ketë pasoja.

“Ndikimi rus në Ballkan është gjendje reale, sidomos 10 vitet e fundit. Dhe shihni që të gjitha shtetet ballkanike janë të zhytura në bazë të dhënave të FBI-s dhe CIA-s, mbi 82.3 përqind të qeverive të vendeve ballkanike janë të zhytura në krimin e organizuar. Dhe kjo është një nga tendencat e dyshimta se vallë nga vijnë këto elemente destruktive dhe devijuese që vënë dilema për t’i studiuar se cilat janë ato ndikime. Ndikimi rus nuk është vetëm në aspektin politik, por është edhe në aspektin material dhe faktit, sepse në bazë të disa të dhënave, Bjellorusia është vendi kryesor nga burojnë  burimet shqiptare… Në Maqedoni ju garantoj se është mbi 62 përqind”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori