LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Shesheli është person “Non Grata”, nuk ka çka kërkon në Kosovë

Selimi: Shesheli është person “Non Grata”, nuk ka çka kërkon në Kosovë

Fushata zgjedhore e cila ka filluar në Serbi, nuk po kalon pa u vënë re edhe në Republikën e Kosovës, për shkak se partitë serbe po i shohin edhe bashkatdhetarët e tyre në Kosovë si karrem pa ta shtuar numrin e votave të tyre.

Derisa dje në Kosovë ka qëndruar zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, vizitën e tij në Kosovë e ka paralajmëruar edhe krimineli serb, Vojislav Sheshel, i cili ditë më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ndonëse më urdhrin e tij ishin vrarë më mijëra civilë të pafajshëm në Bosnjë dhe Hercegovinë.


Se a do t’i lejohet hyrja në Kosovë udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, pritet të shihet gjatë ditëve në vijim.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Petrit Selimi, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se MPJ-ja a e ka kryer punën e vet në raport më Sheshin.

Sipas tij, tash është çështje e prokurorisë së Kosovës që të mos e lejojë Sheshelin të hyrë brenda territorit të Kosovës.

“Ai si bërllok që është sado të tentojë të bëjë diçka, ai nuk do të mundet ta dëmtojë Kosovën”, ka thënë Selimi.

Ndryshe, një javë fiks pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në të cilin Shesheli u shpall i pafajshëm, MPJ-ja e Kosovës  e ka shpallur person “Non Grata” (i padëshiruar). /Telegrafi/