LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Refuzimi i komisionit hetimor është masakrim i demokracisë

Selimi: Refuzimi i komisionit hetimor është masakrim i demokracisë

Pozita nuk po lejon që Kuvendi ta themelojë Komisionin hetimor që ka të bëjë me krizën energjetike në vend.

Selim Selimi nga AAK, ish-ministri i Drejtësisë, e ka quajtur masakrim të demokracisë moslejimin e themelimit të komisionit hetimor.


Deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), po e argumentojnë se sipas nenit 10 të Rregullores së Kuvendit është shkelje ligjore edhe si i tillë, nuk mund të themelohet.

Por, sipas Selimit, mos themelimi i këtij komisioni ka një prapavijë, ngase raportet e kryeministrit Albin Kurti me energjinë, janë bizare.

“Kryeministri Kurti ka një relacion bizarë me energjinë, refuzohet kompania amerikane për energji, refuzohet gazi. Argument tjetër është edhe rritja e çmimit të energjisë, se sa keni qenë ne opozitë keni akuzuar se nuk ja paguani veriut rrymën dhe argumenti tjetër është edhe skandali me punësimet ne Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)” ka thënë, Selimi në RTV Dukagjini.

Selimi ka thënë se në qoftë se VV-ja nuk ka çfarë të fsheh, atëherë pse një komision i tillë mos të votohet.

Rexhaj: Opozita e ka humb rrugën në oborr
Lexo po ashtu Rexhaj: Opozita e ka humb rrugën në oborr

Ndërsa sipas Arbër Rexhaj, ky komision mund të keqpërdoret.

“Ne momentin që themelohet ky komision, ky do të përdoret vetëm për linçime”, ka thënë deputeti nga VV-ja, Arbër Rexhaj.

Selimi ka theksuar rastin, kur Xhelal Sevçla udhëhiqte Komisionin hetimor për deportimin e Gylenistëve ku në të kishte raportuar edhe ish-presidenti, Hashim Thaçi.

“Komisionin hetimor për çështjen e Gylynistëve ka marrë në pyetjeje edhe presidentin Hashim Thaçi, për  rastin e Gylenistëve, dhe  ka krijuar standarde, edhe ka qenë njëri prej komisioneve që në bazë të të gjeturave të tij ka pasur aktakuza për atë punë”, ka thënë Selimi.

Mefail Bajqinovci ka thënë që në qoftë se ky komision do duhej të ishte formuar në baza ligjore. Ai ka shtuar se VV-ja nuk ka asgjë për të fshehur.

Sipas Bajqinovcit, nëse partia e tij vendos, ky i fundit e voton.

“Ne kemi 59 vota por kush e ka shumicën e ka demokracinë”, ka thënë Arbër Rexhaj, duke mohuar kështu pikëpamjen e “demokracisë së copëtuar” të Selimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori