Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. përmes një postimi në profilin e tij në "Facebook", ka thënë se kisha ortodokse e cila ndodhet në kampusin universitar, është objekt i kohës së mohimit të shkollës shqipe.“KISHA SERBE E KOHËS SË MOHIMIT TË SHKOLLËS SHQIPE Kjo nuk është kishë as kurrëfarë objekti i kultit fetar. Prandaj as nuk meriton të respektohet as të ruhet si e till. Kjo është thjeshtë një ngrehinë si përmendore e pushtuesit që padrejtësisht ende qëndron në tokën e çliruar të Universitetit. Kisha serbe ortodokse ka mjaftë (madje tepër) hapësira për të predikuar antishqiptarizmin e vet” (sic.), ka shkruar ai.