LAJMI I FUNDIT:

Selimi-Hotit: Çka përfiton Kosova nga mini-Shengeni, e që duhet të quhet zona e Novi Sad-it?

Selimi-Hotit: Çka përfiton Kosova nga mini-Shengeni, e që duhet të quhet zona e Novi Sad-it?

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi gjatë seancës ku raportoi kryeministri i vendit, Avdullah Hoti për dialogun Kosovë-Serbi, iu drejtua këtij të fundit duke e pyetur se çfarë përfiton Republika e Kosovës, nëse bëhet pjesë e mini-Shengenit, i cili sipas Selimit duhet të quhet zona e Novi Sad-it.

Selimi tha se ky emërim duhet të përdoret për shkak se sipas tij, është i krijuar në qytetin e Novi Sadit, e jo në fshatin Shengen të Luksemburgut.


“Le të merremi vesh për diçka, zona Shengen e Bashkimit Evropian, ka burim një qytezë në Luksemburgu, e nga ajo marrëveshje në atë vend ka lindur sot edhe projekti i mini-Shengenit. Nuk keni të drejt ta quani mini-Shengen, sepse kjo marrëveshje nuk ndodhi në fshatin e quajtur Shengen, por ishte krijuar në Novi Sad. Prandaj sot e tutje quani ashtu siç është, zona e Novi Sadit”, tha Selimi në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Selimi tha se kjo që dëgjuan nga Hoti nuk ishte raportim dhe se sipas tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri nuk ka nënshkruar një marrëveshje, por ka nënshkruar një letër me zotime të njëanshme.

“Kjo çfarë bëri sot zotëri Hoti më së paku, ose fare nuk është raportim.  Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. Marrëveshje me kë keni bërë, sepse e pamë një letër me një nënshkrim. Unë sot refuzoj ta quaj marrëveshje. Normalisht me kureshtje të madhe desha të ju dëgjoj se çfarë do të thoni, e ajo çfarë prite edhe e thatë, pra “asgjë”. Ju folët për normalizimin e të gjitha marrëdhënieve me shtetet fqinje, përfshirë edhe Serbinë, pse a ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike normale me Shqipërinë e me Malin e Zi? Pse e fusni edhe Serbinë në një listë me shtetet që na njohin”, u shpreh Selimi. /Telegrafi/