LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Deputetët e PSD-së, tradhtuan votuesit e Vetëvendosjes (Video)

Selimi: Deputetët e PSD-së, tradhtuan votuesit e Vetëvendosjes (Video)

Rexhep Selimi thotë se PSD-ja tradhtoi politikisht votuesit e Vetëvendosjes.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se FSK është njëra ndër institucionet më të besueshme në vend, por Thaçi u mundua ta përdorë atë politikisht ditën kur Lëvizja Vetëvendosje organizoi protestën.


“Ai dha një mesazh të keq atë ditë. Po të kishte kompetenca më të mëdha mbi ushtrinë Thaçi çfarë do të ndodhte. Po të ketë mundësi ai do ta nxirrte në rrugë FSK-në për t’u përballur me protestuesit”, tha Selimi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ndërsa për Policinë e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes tha se si është e mundur që kjo polici paska forcë të mbrojë presidentin në atë pjesë të Kosovës e nuk mund të mbrojë qytetarët e Kosovës që jetojnë atje.

“Është arrogante që të njëjtët policë nuk e mbrojnë sovranitetit dhe integritetin e Republikës së Kosovës, pikërisht në atë vend që Thaçi ka bërë shëtitje me varkë”, tha Selimi.

Duke folur për situatën aktuale politike, Selimi ka thënë se Vetëvendosje nuk ka çështje të hapura me PSD-në, por nuk e shohin njëjte si subjektin tjetër opozitar LDK.

“Ne nuk llogarisim njëjtë peshën e grupit parlamentar të PSD-së që nuk janë zgjedhur si të tillë, me ata të LDK-së që janë zgjedhur si deputetë të LDK-së. Në këtë raport ne kemi prioritete se më kë duhet të bashkëpunojmë”, tha Selimi.

Deputeti i Vetëvendosjes ka deklaruar se deputetët që tashmë përbëjnë grupin parlamentar të PSD-së kanë tradhtuar mandatin e fituar nga votuesit e Vetëvendosjes.

“Mandatin që e kanë marrë nga votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë tradhtuar. Politikisht po flas. Ata e krijuan një subjekt të ri politik, dhe nuk është vetëm këtu tradhtia. Ata nëse kishin vazhduar mandatin që kanë marrë nga votuesit, do të ishte korrekte”, tha më tej Rexhep Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori