LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Dekoratat ishin taktizime gjarpërore të presidentit

Selimi: Dekoratat ishin taktizime gjarpërore të presidentit

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi sot i komentoi ndarjen e dekoratave nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për një numër të madh personalitetesh në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Selimi i cili e ka refuzuar dekoratën e presidentit, këto vendime i ka quajtur taktika gjarpërore të presidentit Thaçi. Ai ka shtuar se personalisht nuk do t’i jap rast presidentit për dekorim.


“Unë e di që ai(presidenti) ka dëshirë të mbetet objekt i mediave dhe të flitet shumë për të lidhur me këto taktizime gjarpërore që bën ai(presidenti). Kështu e konsideroj edhe tërheqjen e mbrëmshme të tij, nga ato, të cilat një herë në media i nxori si dekorime, tash si propozime. Por unë do të them që ato nuk kanë mundur as nuk do të ishin asnjëherë dekorime, sepse unë nuk do t’ia jepja rastin për një gjë të tillë”, ka thënë Selimi.

Ndryshe, presidenti ka dekoruar për pavarësi personalitetet të ndryshme, për të cilat është bërë debat i gjerë në opinion. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori