LAJMI I FUNDIT:

Selim Pacolli: Pranimi teknik i objekteve do tu kalojë ndërtuesve

Selim Pacolli: Pranimi teknik i objekteve do tu kalojë ndërtuesve

Komuna e Prishtinës vazhdimisht është kritikuar për procesin e pranimeve teknike dhe lëshimin e lejeve të përdorimit për objektet banesore.

Por për të ndryshuar këtë trend të pranimeve i cili është i ngadaltë, në këtë komunë po mendojnë që ta ndryshojnë mënyrën e pranimit.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se ngecja e pranimet teknike për objektet banesore është edhe për shkak të mungesës së stafit.

“Shumë shpejtë do ta kemi edhe një mundësi shtesë për pranime teknike. Do tu japim kompetencë vet ndërtueseve që ata ta bartin përgjegjësinë edhe për vlerën e ndërtimit, por edhe saktësinë e ndërtimit”, tha Pacolli.

Ai ka thënë se nuk ka ndërtime të objekteve të mëdha të cilat ndërtohen pa leje ndërtimi.

Ndryshe Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2017 dhe në katër muajt e parë të vitit 2018 ka lëshuar vetëm 10 leje përdorimi dhe pranime teknike nga 46 kërkesa. /Telegrafi/