LAJMI I FUNDIT:

Selfie me speciet më të mëdha të oktapodit në botë

Selfie me speciet më të mëdha të oktapodit në botë

Fotografi Andrej Shpatak kishte një mundësi të pazakontë për të bërë një selfie me një oktapod gjigand kur i afrohej pa u ndrojtur aspak

Fotografi dhe zhytësi Andrei Shpatak, nga Rusia, u zhyt në Detin e Japonisë pranë Gjirit Rudnaya, kur “takoi” një oktapod gjigand të Paqësorit, transmeton Telegrafi.


Me gjatësinë e tij prej pothuajse pesë metrash e gjysmë, oktapodi i Pacifikut është më i madhi në botë, ndërkaq Shpatak ka pasur rastin e pazakontë që me të të bëjë selfie kur iu afrua pa u ndrojtur aspak.

Foto: Andrey Shpatak/Media Drum World/Profimedia

Oktapodi i rëndë 88 kilogramë ishte shumë i interesuar për fotografim, andaj Andrej Shpatek u bë pronari i selfies dhe i fotografisë me oktapodin më të madh në botë.

Në qendrën e tij të zhytjes, Andrei Shpatak pret turistë nga e gjithë bota, duke prezantuar “krijesat” e rralla nënujore, disa prej të cilave duken si engjëj me krahë, të tjerët – si përbindësha hapësinore.

Zhytësi bregdetar fitoi ekspeditat e tij nën ujë nga viti 1996, dhe që atëherë ai ka përmirësuar aftësitë e tij dhe koleksionin fotografik.

Shpatak është një kampion, kjo është njohur vazhdimisht nga juritë e konkurseve prestigjioze ndërkombëtare. /Telegrafi/