LAJMI I FUNDIT:

SELEC nuk e ka ditur se Jakimovski është i dyshuar në rastin “Fortesa”

SELEC nuk e ka ditur se Jakimovski është i dyshuar në rastin “Fortesa”

SELEC, rrjeti rajonal i 12 shteteve nga Evropa Juglindore, nuk ka pasur informata për hetimin e PSP kundër sekretarit të tyre të përgjithshëm, Toni Jakimovski i cili u zgjodh në këtë post më 30 qershor në mbledhjen e Qendrës së Selek në Bukuresht, transmeton Telegrafi.

Nga SELEC thonë se për këtë çështje për herë të parë kanë mësuar nga pyetjet e parashtruara nga Telma, për të cilët dhe kanë përgatitur përgjigje.


“Gjatë kohës së nominimit dhe deri më tani, SELEC nuk ka pranuar asnjë vendim ose aktgjykim final nga ndonjë Gjykatë kompetente për ndonjë nga kandidatët e emëruar, me se sipas konventës dhe procedurat zgjedhore të SELEC, nuk ekziston asnjë pengesë për tu zgjedhur këto kandidatë, qëndron në përgjigjen nga qendra në Bukuresht.

Pasi të shkojë të udhëheq me SELEC, Jakimovski do të jetë gati se i pakapshëm për hetimet e PSP në rastin “Fortesa”. Gjykata në Shkup edhe pse e ka ditur se një gjë e tillë mund të ndodhë, prapë se prapë vendosi ta refuzojë kërkesën e Prokurorisë speciale publike për marrje të pasaportës së Jakimovskit./Telegrafi/