LAJMI I FUNDIT:

Sela: Zaev tani ka një post ministror më tepër, por ka humbur një partner serioz për reforma

Sela: Zaev tani ka një post ministror më tepër, por ka humbur një partner serioz për reforma

Me votimin e ministrit të ri për shëndetësi dhe daljen e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni qeveritar, kjo Qeveri e humbi moralin, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Top Tema”.

“Sqarimi i vetëm që më bëri Zoran Zaev gjatë takimit tonë në lidhje me pozitën e zëvendës ministrit për Reforma që ja ofroi Aleancës për Shqiptarët në shkëmbim të Ministrisë së Shëndetësisë ishte se Ali Ahmeti e kërcënon me dalje nga koalicioni qeveritar në rast se kuadër i ASH-së edhe më tej mbetet Ministër i Shëndetësisë”, sqaroi Sela.


Sipas tij, në këtë rast kryeministri Zaev ka fituar një post ministror më shumë, por ka humbur një partner shumë serioz në lidhje me refomat dhe tejkalimin e krizës politike në vend.

Sela theksoi se në politikën e fshehtë të BDI-së ka një qëllim të fshehtë për shkak të rejtingut që i bie çdo ditë e më shumë te votuesit shqiptarë, Zaev ka parë interes për vete, të mer një resor të mirë siç është Ministria e Shëndetësisë dhe të vazhdojë, por jo me reforma në drejtësi, por me planet e tij të biznesit.

“Në fillim Qeveria mbante qëndrimin se nuk do të ndërtohet Qendra e re klinike në Shkup sepse ka shumë probleme tjera në shëndetësi dhe ajo nuk është zgjidhje. Për këtë shkak Ministria e Shëndetësisë nuk ishte tërheqëse për kryeministrin dhe partnerët tjerë të koalicionit. Domethënë, kjo ministri nuk iu dha ASH-së për shkak të Taravarit, siç thonë lojtarët politik”, tha Sela.

Ai poashtu theksoi se shqiptarët në Maqedoni tanimë 15 vite jetojnë në monizëm, ka vetëm një parti politike që fiton çdo zgjedhje në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori