LAJMI I FUNDIT:

Sela: Duhet të ketë përgjegjësi edhe nga anëtarët më të lartë të BDI-së

Sela: Duhet të ketë përgjegjësi edhe nga anëtarët më të lartë të BDI-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga mbledhja e rregullt e udhëheqësisë qendrore që u mbajt në Tetovë në një deklaratë për mediat i komentoi ndodhitë aktuale politike.

Ai bëri të ditur se Aleanca për Shqiptarët është për model proporcional me lista të hapura, ndërsa deklaroi se duhet të konfirmohet përgjegjësia e BDI-së rreth zgjedhjes të gjykatësve dhe prokurorëve.

“Ne jemi për ndryshim të Kodit zgjedhor duke filluar nga ata votues fiktivë të cilët ende ekzistojnë në shtet, dëshmi më e mirë për atë janë referendumi, zgjedhjet presidenciale etj. Sepse kjo shoqëri ka nevojë që të demokratizohet, kjo do të fillonte me ndryshimin e modelit të zgjedhjes dhe do të ishte proporcional me lista të hapura. Është koha që të përmirësohet cilësia e atyre të cilët e përfaqësojnë popullin, ndërsa mënyra më e mirë për këtë është që pikërisht votuesit t’i zgjedhin kandidatët të cilët i propozojnë partitë”, tha Sela.

Ai theksoi se në lidhje me “bombat” më të reja audio të publikuara në opinion do të diskutojnë më gjerësisht në organet e partisë sepse fokusi është vendosur në përgjegjësinë që duhet ta kenë faktorët politikë.

“Gjatë kohës së krizës politike kryeministri aktual, ndërsa atëherë lider i opozitës doli me fakte nga përgjimet ku qartë shihet se si i kurdisnin gjykatësit. Rasti i njëjtë është me bombat e reja që të shohim se sa thellë BDI-ja ka hyrë në kurdisjen e gjykatësve dhe prokurorëve, dhe se sa ai sistem gjyqësor është peng i Ali Ahmetit dhe BDI-së si parti. Duke e pasur parasysh këtë instalim të gjykatësve dhe prokurorëve që BDI-ja i ka bërë në kohën e sundimit të tyre, vendoset në pikëpyetje përgjegjësia edhe funksionarëve politikë dhe ish ministra, deputetë dhe aktualë të BDI-së”, tha njeriu i parë i ASH-së.

Në pyetjen e gazetarëve për arrestimin e nëpunësit nga radhët e BDI-së i dyshuar për marrje të ryshfetit, Ziadin Sela tha se edhe më herët ka theksuar se nuk duhet të ketë arusha të mbrojtura politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori