Sela dhe ambasadori Jazbec biseduan për krizën e tanishme politike në Maqedoni
Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LR-DSH-ja njofton se kreu i saj, Ziadin Sela, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec.
Siç bëjnë të ditur nga kjo parti, ”në takim është biseduar për situatën pas zgjedhore në Maqedoni, me theks të veçantë ngërçin institucional të vendit, perspektivën euro-atlantike, rëndësinë e ndërtimit të stabilitetit afatgjatë të vendit përmes realizimit të drejtave të munguara të shqiptarëve dhe tema të tjera politike.
Ziadin Sela ka theksuar se zbatimi i plotë i Deklaratës së partive politike shqiptare dhe sidomos rekomandimeve të KE-së dhe Raportit të Pribesë do të sjellin ndryshime pozitive për vendin dhe qytetarët e saj.
Për funksionim të mirëfilltë dhe të drejtë të institucioneve të shtetit, është esenciale respektimi i vlerave demokratike dhe ndërtimi i një të ardhme mbi këto vlera. Vendi jonë do të jetë i përgatitur për inkuadrim në familjen e gjerë evropiane atëherë kur do të respektojë dhe trajtojë si të barabartë të gjithë etnitetet që jetojnë brenda saj.
Sela gjithashtu ka theksuar rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike dhe shoqërisë si parakusht i një zhvillimi të shëndosh shoqëror dhe të gjithmbarshëm”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LR-PDSH-së./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë