LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet substancë narkotike në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Sekuestrohet substancë narkotike në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Policia e Kosovës, rreth orës 01:30, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë ka ndaluar veturën e tipit BMW, me targë të Kosovës me ç’ rast, pas kontrollit të detajuar që i ka bërë veturës dhe të dyshuarit, ka gjetur dhe sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Në njoftim thuhet se i dyshuari R. K, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar.


Me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge. /Telegrafi/