LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet një ‘depo’ me armë në komunën e Ranillugut

Sekuestrohet një ‘depo’ me armë në komunën e Ranillugut

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të arsyeshme dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjilan dhe Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në komunën e Ranillugut.

Sipas prokurorisë, bastisja është realizuar, në shtëpinë e pabanuar dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit J.S., i cili gjatë bastisjes nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, me ç’ rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar disa mjete shpërthyese:

“Dy armë të gjata AK 47, dy armë të gjata gjysmë automatike, njëqind e katërdhjet e dy fishekë të kalibrit 7.62mm, gjashtë karikator të zbrazur të armës AK 47, një vaj për lyerje të armës, njëzetenjë mbajtës municioni, dy motorolla të ish policisë, një jelek të ish policisë, një litar për lyerje të armës, katër granata dore, një sprej lotsjellës, si dhe dy shirita banderola RKS për barna”, thuhet në komunikatë.

Për këtë rast do të vazhdohet me procedura hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori