LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen dy armë zjarri në një klub nate në Prishtinë, arrestohen tre persona

Sekuestrohen dy armë zjarri në një klub nate në Prishtinë, arrestohen tre persona

Gjatë natës së kaluar nga zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion policor tre persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Sekuestrimi i armëve është bërë, në dy lokacione të ndryshme, thuhet në një njoftim të policisë.


Bëhet e ditur se rasti i parë ka qenë në një klub nate, ndërsa tjetri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet po aty./kp/