19 metra kub dru të prerë ilegalisht u sekuestruan në territorin e Drejtorisë Pyjore të Dellçevës, në një veprim të koordinuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe inspektorëve të pylltarisë, njoftojnë nga MPB.

"Zyrtarët e policisë nga Drejtoria Pyjore e Dellçevës, pas informacioneve operative të marra më parë, në bashkëpunim me inspektorët e pylltarisë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave dhe Policia Pyjore, më 14 dhe 15.04.2026 në disa lokacione në Dellçevë dhe fshatin Biglla, sekuestruan 19 metra kub dru të prerë ilegalisht, përkatësisht 5.19 m3 dru pishe dhe 13.86 m3 dru lisi.


Druri u sekuestrua nga Policia Pyjore e Dellçevës dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen padi përkatëse sipas nenit 69 të Ligjit për Pyjet kundër një personi juridik, një sharrë në fshatin Biglla, në pronësi të V.S. (69) nga fshati Leski, si dhe kundër G.G. (65) dhe M.G. (69), të dy nga fshati Bigla", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme./Telegrafi/