LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrimi i ekstazisë, Balla: Duhet një qilizëm kombëtar për luftimin e fenomenit

Sekuestrimi i ekstazisë, Balla: Duhet një qilizëm kombëtar për luftimin e fenomenit

Ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla ka përshëndetur si të suksesshëm operacionin e fundit të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe tabletash ekstazie, ndërsa u shpreh për nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni.

Ndërsa është takuar me efektivat që morën pjesë në operacion, zoti Balla ka kujtuar se në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike.


Ai këmbënguli se policia duhet të ndjeki fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt.

“Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi” tha ministri.

“Duhet një QILIZËM KOMBËTAR për të pastruar sa të mundemi shpërndarjen e drogave pranë shkollave, pallateve dhe mjediseve të tjera publike” këmbënguli zoti Balla. “E ardhmja nuk duhet të ketë krahasim me të sotmen dhe unë jam i motivuar të bëjmë më të mirën siç publiku pret prej nesh. Pres rezultate nga Policia e Shtetit!”, ka shkruar ndër të tjera Balla.