LAJMI I FUNDIT:

Sektori publik në grevë, Jasharaj: Nuk do të lëshojmë pe, Qeveria mund të realizojë kërkesën për 100 eurot

Sektori publik në grevë, Jasharaj: Nuk do të lëshojmë pe, Qeveria mund të realizojë kërkesën për 100 eurot

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj sot në një deklaratë për media në ditën kur filloi greva në sektorin publik tha se nuk do të lëshojnë pe dhe se nëse është e interesuar Qeveria e Kosovës mund të realizojë kërkesën për 100 eurot.

Jasharaj gjatë vizitës në një çerdhe në Prishtinë tha se çmimet janë rritur këtë vit shumë, ndërsa pagat nuk kanë lëvizur që nga viti 2018.


Sektori publik në grevë, kërkojnë 100 euro – Qeveria thotë se nuk është koha e kërcënimeve dhe bojkoteve
Lexo po ashtu Sektori publik në grevë, kërkojnë 100 euro – Qeveria thotë se nuk është koha e kërcënimeve dhe bojkoteve

“Qeveria e Kosovës me dasht mundet t’i realizojë kërkesat tona, e jo të vajtojë, po mbesin fëmija rrugës, pa shkollë, e qytetarët pa nxjerr dokumente. Që sot, e të shtunën e të dielën, qeveria le të ulet me ne dhe të arrijë marrëveshje të pranueshme. Situata do të qetësohet.. Nëse jo, ne jemi në rrugë të Zotit. S’kemi pas rrugë tjetër”, tha ai, raporton Telegrafi.

Jasharaj më tej shtoi se e dinë si ndihen mësuesit, pasi një jetë të tërë e kanë kaluar në arsim.

“Të dorëzohemi nuk e kemi mendjen… e kemi zgjedhur rrugën që na e thotë ligji, të shkojmë në grevën e përgjithshme.

Ne nuk do të lëshojmë pe, ju betohem para mediave e kolegëve të mi. Uroj që qeveria të këndellet, të fillojë bisedat dhe me zgjedhjen e kërkesave tona, që janë legjitime”, tha ai.

Kryetari i SBASHK-ut, tha se kanë shkuar me kërkesën 100 euro, pasi sipas tij, nëse do të kërkonin më shumë Qeveria do të arsyetohej se nuk kanë mjete financiare.

“Kemi shkuar në shumën që do të ndihmonte pak për 86 mijë të punësuarit në sektorin publik”, tha ndër të tjera Jasharaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori