LAJMI I FUNDIT:

“Sekreti” i familjes së Hitlerit: Lideri nazist kishte një vëlla me aftësi të kufizuara (Foto/Video)

“Sekreti” i familjes së Hitlerit: Lideri nazist kishte një vëlla me aftësi të kufizuara (Foto/Video)

Adolf Hitleri kishte një vëlla më të vogël, me aftësi të kufizuara, i cili kur vdiq, ai ishte tre vjeç, pretendon një historian gjerman.

Ka kohë që thuhet se Hitleri ishte i katërti nga gjashtë vëllezërit e motrat, por dokumentet e reja provojnë se në fakt ai ishte i treti, përcjell Telegrafi.


Otto Hitler ka lindur tre vjet pas Adolfit, por vdiq nga hidrocefalus, një ënjtje e trurit, pas vetëm një jave.

Prindërit e liderit nazist Klara dhe Alois kishin gjashtë fëmijë, Gustav, Ida, Adolf, Otto, Edmund dhe Paula, por vetëm dy mbijetuan deri në moshën e rritur.

Gustav dhe Ida vdiqën nga difteria, dhe Edmund vdiq nga fruthi në moshën gjashtë vjeçe.

Deri më tani, mendohej se Otto kishte lindur dhe vdekur në vitin 1887, dy vjet para lindjes së Adolfit.

h2

Adolf Hitler, fotografi nga fëmijëria e tij

Kjo ishte bazuar në deklaratën e motrës së vogël të Hitlerit, Paula, pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, të dhëna të reja të zbuluara nga Braunau am Inn, një vend në veri të Austrisë, ku edhe kishte lindur Hitleri, tregojnë se në fakt ai ishte fëmija i tretë.

Otto në fakt kishte lindur tri vite më vonë, më 17 qershor të vitit 1892 dhe vdiq gjashtë ditë më vonë nga
hydrocephalus, sipas historianit gjerman, Florian Kotanko.

Në Mesin e shumë pyetjeve, sipas historianit gjerman është edhe ajo nëse Hitleri ishte në dijeni të gjendjes së vëllait të tij dhe nëse kjo ka mundur kjo të ndikonte në gjendjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Botë
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori