LAJMI I FUNDIT:

Sekretet e errëta të Kim Jong-un: E keqtrajtonte të dashurën e shkollës së mesme

Sekretet e errëta të Kim Jong-un: E keqtrajtonte të dashurën e shkollës së mesme

“Temperamenti kaotik i Kim Jong-un ka qenë i dukshëm për vite dhe mund të shihet në mënyrën se si trajtonte të dashurën e tij, në moshën 15 vjeçare”, thotë eksperti koreno-jugor, Nam Sung Wook, duke thënë se Kim ishte i prirur të ‘dilte nga frenat” që kur ishte adoleshent.

Ish-drejtori i Institutit për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare tha se e dashura paidentifikuar nga shkolla e mesme u përpoq ta bindte Kim të ndalonte pirjen e duhanit.


“Kim pinte duhan që në moshë të re, por e dashura e tij e këshilloi ta linte”, tha Nam në një konferencë në Seul të mërkurën.

“Por Kim shpërtheu duke e ofenduar me një gjuhë të pisët, e cila ishte mjaft tronditëse për të.  Mënyra se si ai sillej me të, e bëri ish të dashurën e tij të mendonte si do të komplikoheshin gjërat sapo ai bëhej ‘mbret’ i kombit,” shtoi ai.

Nam beson se problemet e personalitetit të Kim janë aq të rënda saqë e vetmja mënyrë për të zgjidhur tensionet në Kore është që ai të “eliminohet”.

Ai mësoi për të shkuarën e errët të Kim Jong-un duke dërguar një ekip kërkimor nga instituti i tij i ekspertëve në vitin 2008 në Bernë, Zvicër, ku diktatori do të ndiqte shkollën e mesme.

Gjatë këtij udhëtimi ai mësoi për temperamentin e egër të Kim Jong-un që kur ishte adoleshent.

Ka shumë të ngjarë që qëndrimet në Zvicër e diktatorit të ardhshëm të kenë filluar në vitin 1994. Kim Jong-il vendosi që t’u japë fëmijëve një arsim europian, në fshehtësinë më maksimale.

12 vjeçari Kim Jong-un frekuentoi “International School of Berna”, institut i mbushur me fëmijë diplomatësh.

Në vitin 2001 Kim Jong-un lë papritmas Zvicrën pa asnjë paralajmërim për shkollën dhe kthehet në Phenian, ku 10 vite më vonë do të “merrte frenat” e një prej diktaturave më të egra të botës.