Sekretarja e Transportit bëhet anëtarja e parë e qeverisë amerikane që jep dorëheqje

Sekretarja e Transportit, Elaine Chao ka dhënë dorëheqje pas ngjarjeve në Kongresin Amerikan.
"Dje, vendi ynë përjetoi një ngjarje traumatike dhe plotësisht të shmangshme ndërsa mbështetësit e presidentit sulmuan ndërtesën e Capitolit pas një tubimi që drejtoi ai”, tha fillimisht ajo.
"Siç jam e sigurt që është rasti me shumë prej jush, kjo më ka shqetësuar thellë në një mënyrë që unë pa dyshim nuk mund ta lë mënjanë," shtoi Chao.
Nga
Telegrafi
07/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































