“Mali i Zi, anëtarja më e re e NATO-s, është shembull i mirë se në cilin drejtim mund të shkohet”, ka thënë për DW Thomas Silberhorn sektretari shtetëror në Ministrinë e mbrojtjes së Gjermanisë, duke folur për ushtrinë e ardhshme të Kosovës, për të cilën mendon se mund të formohet gjatë 10 viteve të ardhshme.
“Nocioni ushtri sigurisht se të përkujton se është fjala për sovranitet e pavarësi të Kosovës. Kosovën nuk e kanë njohur të gjithë dhe kjo është çështje kontestuese. Për këtë shkak është me rëndësi të theksoj se në iniciativën që të miratohen ligjet të cilat janë sjellë në parlament nuk qëndron nocioni – ushtri.
Unë këtë e shoh si fillim të procesit të transformimit në dhjetë vitet e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe do të duhej të zgjidhen të gjitha çështjet kontestuese, dhe atëherë do të mund të sqarohet edhe kjo rreth nocionit ushtri”, ka thënë Silberhorn.
I pyetur se këtë proces Serbia e sheh si kërcënim dhe si do të duhej qetësuar Serbinë, Silberhorn ka thënë se në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë edhe pjesëtarët e pakicës serbe, dhe ato sigurisht se duhet të kujdesen për sigurinë në tërë vendin.
Në këtë duhet të vendoset edhe procesi kalimtar, i cili do të përfshinte edhe interesin e pakicës serbe, e i cili do të kalkulohej në atë që NATO dhe partnerët e tij tash për tash kanë qëndrime të ndryshme. Duhet të zgjedhim rrugën e cila i përfshinë të gjitha palët dhe çon në zgjidhje të bindshme.
Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është profesionalisht e trajnuar dhe do të duhej ta ruajë këtë nivel dhe ta ngrisë, në mënyrë që të krijohen struktura të vetë-qëndrueshme. Për këtë shërben edhe misioni i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe se përpjekjet janë që në Kosovë të krijohen struktura të vetë qëndrueshme.
Ai ka folur edhe për ndihmën që i ka dhënë e po i jep Gjermania FSK-së.
“Kjo është porosi e rëndësishme, që “në themel të sigurisë së Kosovës, e cila është arritur me mbështetjen e Bundesverit, tash mund të organizojmë rimëkëmbjen civile dhe kështu të investojmë në gjeneratën e ardhshme, në stërvitje e inovacione. Kjo do të thotë se pas angazhmanit ushtarak, pason partneriteti i ngushtë civil”, ka thënë ai.
Duke folur për rolin e NATO-s, pasi të jetë themeluar Ushtria e Kosovës, ai ka thënë se për këtë duhet ndjekur shembullin e Malit të Zi.
“NATO ndjek politikën e dyerve të hapura. Shtetet janë të pavarura dhe duhet të vendosin se në cilat aleanca të sigurisë duhet të përfshihen dhe çfarë kontributi duan të japin. Mali i Zi, është shembull i mirë se në cilin drejtim mund të shkohet. Por, iniciativa duhet të vijë nga vendet tona partnere. Kur është fjala për Kosovën, këtu janë çështjet e njohura kontestuese mbi sovranitetin dhe sqarimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ky është parakusht për një vendim të tillë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar edhe pse Gjermania është e rezervuar që Kosova e Serbia t’i rregullojnë marrëdhëniet me korrigjimin e kufijve.
“Fakt është se detyra e të dy vendeve është të arrijë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Lidhur me shkëmbimin e mundshëm të territorit, ne jemi shumë të përmbajtur. Askund në Evropë nuk kemi përvoja të mira me këtë. Ne duhet të parandalojmë vendosjen e kufijve përgjatë vijave etnike, sepse kjo nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë.
Lufta në Jugosllavi ka treguar se kombet e ndryshme janë të ndërthurura ngushtë. Ne duhet të arrijmë në pikëpamjen se pjesëtarët e kombeve të ndryshme mund të jetojnë së bashku në paqe. Kjo nuk mund të ndahet me kufij dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë shkëmbim kombesh, por ne duhet të punojmë për të siguruar që njerëzit të kenë një të ardhme të sigurt dhe aty ata jetojnë tani”, ka thënë Silberhorn për Radion Deutsche Wele në gjuhën serbe.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre