LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes është shtruar në spital

Sekretari amerikan i Mbrojtjes është shtruar në spital

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shtruar ditë më parë në spital pas trajtimit të kancerit të prostatës; megjithatë ai për momentin është “në gjendje stabile”.

Pentagoni tha në një deklaratë se Austin kishte rifilluar disa nga detyrat e tij dhe është në “kontakt me stafin e tij të lartë”, raporton BBC, përcjell Telegrafi.


Ende nuk është dhënë një datë specifike për lirimin e tij nga spitali.

Austin, 70-vjeçar, u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv më 1 janar për shkak të komplikimeve që pati nga një operacion në fund të muajit dhjetor.

Por, zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë nuk kishin njohuri se ai ishte i sëmurë rëndë deri tre ditë më vonë.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder tha se Austin “ka akses të plotë në aftësitë e nevojshme të komunikimit të sigurt dhe vazhdon të monitorojë operacionet e përditshme të [Departamentit të Mbrojtjes] në mbarë botën”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori