LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu tha se Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do ta votojë demarkacionin

Sejdiu tha se Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do ta votojë demarkacionin

Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dardan Sejdiu, tha se tani edhe formalisht do të jenë grup i ri parlamentar, i cili do të flas për politika që lidhen me ekonomi dhe mirëqenie të qytetarëve. Ai ka thënë se 12 deputetët që e kanë lëshuar Vetëvendosjen, nuk dallojnë me partinë e Albin Kurtit sa i përket qëndrimit për demarkacionin.

Sejdiu tha se që kanë parë në Kuvend deri tash, është që kanë trajtuar tema tepër përgjithësuese e popullsitë.


“Sot kemi dorëzuar kërkesë pranë kryesisë së Kuvendit për të formuar grupin e ri parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Një grup prej 12 deputetëve të pavarur të organizuar në grup parlamentar dhe synimi ynë është që në Kuvend si grup të flasim për tema e të shtyjmë përpara agjendë që merret me mirëqenien e qytetarëve, me zhvillimin ekonomik, në fakt të merret me temat e përditshme të qytetarëve. Janë 12 deputetë që janë pjesë e grupit parlamentar të pavarur dhe prej sot në mbledhjen e Kryesisë kemi formalizuar edhe aspektin procedural dhe teknik dhe që nga nesër ky grup do të jetë i organizuar nën ombrellën e grupit të deputetëve të pavarur”, theksoi Sejdiu.

I pyetur për dorëheqjen e nënkryetares Aida Dërguti, Sejdiu tha se seanca është ajo që vendos për këtë.

Grupi i Deputetëve të Pavarur nga nesër do të veprojë edhe zyrtarisht i ndarë nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sejdiu ka thënë se 12 deputetët që e kanë lëshuar Vetëvendosjen, nuk dallojnë me partinë e Albin Kurtit sa i përket qëndrimit për demarkacionin.

Ai tha se në disa “çështje të mëdha politike” pajtohen me Vetëvendosjen e mbetur. “Një prej këtyre pikave është demarkacioni”.

Madje, Sejdiu tha se versioni i ri i projektligjit që është sjellë në Kuvend është edhe me problematik se versioni i kaluar.

“Nga njëra anë kërkohet që të votohet ligji, në anën tjetër kemi aneks-dokument që thotë se ka probleme ky ligj. Duhet të kërkojmë përgjegjësi për dokumentin prej atyre që kanë nënshkruar dhe ata duhet të marrin përgjegjësi, e atë herë mund të flasim tutje”, deklaroi Sejdiu. /Telegrafi/