LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Rinumërimi, puç institucional i PDK dhe LDK

Sejdiu: Rinumërimi, puç institucional i PDK dhe LDK

Nënkryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për rinumërim të krejtësishëm në Prishtinë dhe Prizren paraqet puç institucional.

Sejdiu ka deklaruar se do të bëjnë kallëzim penal ndaj gjykatësit që ka marrë për bazë kërkesa të këtilla për rinumërim, duke nënvizuar se këto janë përpjekjet e fundit të dy partive që po humbin vota.

“Është fatkeqësi se në çfarë derexhe është në gjendje binomi PDK-LDK ta sjellë edhe Prishtinën, edhe Prizrenin, me tendencën për t’i ndarë këto qytete mes vete. Ato synojnë që të kthehet katrahura në Prishtinë dhe të mirëmbahet ajo në Prizren. Gjatë gjithë ditës së balotazhit askush nuk u ankua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por dolën më vonë dhe morën këtë vendim”, tha Sejdiu, në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Ne do të bëjmë kallëzime penale kundër gjyqtarëve që marrin për bazë ankesa të tipit të asaj në Prizren. Nuk ka më që në këtë vend një individ i emëruar me telefon të marrë në qafë kreqytetin edhe qytetin e dytë më të madh. Dy ekonomitë më të mëdha në vend janë ç’kapur më 19 nëntor. Me një letër të thjeshtë ata po duan ta kthejnë procesin në zero. Ky është puç institucional”.

“Krejt vëzhguesit kanë thënë që procesi kanë qenë në rregull dhe që këto ishin zgjedhjet më të mira që nga paslufta. PDK dhe LDK po duan t’i rinumërojnë krejt votat, sepse e dinë që fitorja jonë është e pastër – si loti”.

“Këto janë tentimet e fundit të një grupi që po përfundon në katër komuna dhe të një grupi tjetër që e ka sjellë partinë në pikën më të dobët në histori”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori