LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga pesë kryeministra! (Video)

Sejdiu: Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga pesë kryeministra! (Video)

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, nuk do të jetë jetëgjatë. Kjo pasi që ajo do të varet nga ndikimi i pesë personave dhe ata janë: Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Behxhet Pacolli, Fatmir Limaj si dhe nga Aleksandër Vuciq.

Kështu së paku mendon nënkryetari dhe deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu.


Në një intervistë dhënë Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ai ka thënë se në Qeverinë e Republikës së Kosovës kanë program “të vobektë” me pesë kryeministra dhe me ministra që nuk kanë asnjë ditë pune për të udhëhequr dikasteret e tyre.

“Në mandatin e kaluar i kemi pas tre kryeministra, Veselin, Mustafën, Thaçin, e kohë pas kohe edhe Vuçiqin. E sot i kemi pesë kryeministra: Haradinajn, Veselin, Pacollin, Limajn dhe Vuçiqin”, ka thënë Sejdiu.

Ai po ashtu foli edhe për tri problemet kryesore të mandatit të kaluar që edhe sot mbesin temë e diskutimit siç janë: Kosova e Re, Demarkacioni dhe Asociacioni.

“Qeveria me 87 deputetë nuk ishte në gjendje të ecte përpara dhe sot për ne ky Demarkacion ka vdekur dhe duhet të ribëhet. Ramush Haradinaj e ka nis këtë kauzë dhe është angazhim i tij. Sa i përket Asociacionit, edhe ai ka vdekur, pasi asnjë kapitull nuk përkon me Gjykatën Kushtetuese”.

Përderisa sot është ndarë shorti i numrave për partitë politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale, Vetëvendosjes i ra numrin 10-të.

E në lidhje me këtë, Sejdiu tha se fitorja do t’i takojë bindshëm Vetëvendosjes.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë të qartë se me kënd e kanë rrugën përpara. Jam i bindur në fitore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori