LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke, ose pajtohemi për çdo gjë ose për asgjë

Sejdiu: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke, ose pajtohemi për çdo gjë ose për asgjë

Dardan Sejdiu, nga Partia Socialdemokrate (PSD), që është kandidat nga koalicioni AAK – PSD,  në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, në Telegrafi.com, ka thënë se çështja e taksës ndaj Serbisë është pjesë e pakos që Kosova dhe Serbia duhet ta respektojnë për njohje reciproke.

Ai ka theksuar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë për njohje reciproke, dhe se sipas tij, marrëveshja do të jetë ose pajtohemi për çdo gjë ose për asgjë.


“Raporti tregtar me Serbinë është pjesë e marrëveshjes. Nëse jemi dakord që njohja reciproke është qëllimi, çdo gjë tjetër hyn në kuadër të raporteve që duhet me u ndërtu, siç janë raporti tregtar, raporti i lëvizjes së lirë, raport i natyrave tjera bilaterale. Çdo gjë futet ne kuadër të një marrëveshje”, ka shtuar Sejdiu.

Sipas tij, temë tjetër është se sa merr kohë zbatimi i këtyre marrëveshjeve.

Sejdiu ka theksuar se oponentët politik të këtij koalicioni janë populist, dhe se sipas tij, ai nuk mund të jetë i tillë sepse flet për tema konkrete.

“Po du me shpërfaq populizmin e oponentëve politik, sepse populizmi del në pah kur nuk ke përmbajtje në ato që thua”, ka shtuar ai.

I pyetur se me cilat parti do të bashkëpunoj koalicioni (AAK – PSD), pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Sejdiu ka theksuar se me rëndësi është që PDK-ja të shkoi në opozitë, duke shtuar se janë të gatshëm që me të gjithë të tjerët të bisedojnë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori